Ora News - Ndoka: Katër ministra të përfshirë në afera korruptive
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti Nard Ndoka i ftuar në "360 Gradë" tha se për Saimir Tahiri janë edhe tre katër ministra të akuzuar për afera korruptive.

Pjesë nga deklaratat:

Ndoka: Institucioni i prokurorit nuk është zgjedhur me shumicë të thjeshtë që tendenca që ka kjo mazhorancë ka sot. Deri kur u ndryshua kushtetuta, edhe presidenti i Republikës ishte me shumicë të cilësuar, ishte pazari i Ramës që ndryshoi pjesa e presidentit. Disa institucione janë të përcaktuara që duhet një shumicë e cilësuar në parlament për të marrë një frymë të konsensusit të mos jenë produkt , thjesht i një mazhorance.

Mazhoranca e don se ka ministrin kryesor të saj nën hetim për mbështetje të grupeve kriminale dhe trafikimit të drogës në Shqipëri, pra është akuza më e lartë që i është bërë një politikani dhe zyrtari shqiptar. Ky është ish-ministri i brendshëm më i suksesshëm i Edi Ramës. Përtej kësaj, ka edhe katër zyrtarë të lartë të policisë, të cilët janë edhe ato nën hetim.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ndoka-kater-ministra-te-perfshire-ne-afera-korruptive
Recommended