Ora News- LSI sulmon ndërkombëtarët, Rama: Heshtja për KED, dyfytyrësi korruptive

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy funksionarët më të lartë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili dhe Luan Rama kanë sulmuar prezencën ndërkombëtare në Shqipëri dhe misionet OPDAT dhe Euralius për mënyrën si po sillen me zbatimin e reformës në drejtësi. Këto misione sipas Luan Ramës, janë bashkëfajtore në shkeljen e ligjit për zgjedhjen e Këshilli të Emërimeve në Drejtësi ndërsa kompromisin politik për Kryeprokurorin e përkohshëm, Petrit Vasili e quajti të panevojshëm.

Zgjedhja e Kryeprokurorit të ri të përkohshëm dhe zgjedhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ishin dy raste të shkeljes flagrante të ligjit për zëvendës/kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama.

Por në këtë shkelje ligji, Luan Rama bën përgjegjës edhe misionet ndërkombëtare OPDAT dhe EURALIUS, të cilat jo vetëm që asistuan por edhe i dhanë mend kuvendit të Shqipërisë se çfarë procedure duhej ndjekur.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lsi-sulmon-nderkombetaret-rama-heshtja-ked-dyfytyresi-korruptive

Recommended