Ora News - Artan Hoxha: Rama s'ka më mundësi për reflektim, ndërkombëtarët të heshtin

  • 5 years ago
#oranews

Analisti Artan Hoxha thotë se Rama pas deklaratës së sotme (21 shkurt) nuk ka më mundësi për reflektim. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, me gazetaren Beti Njuma, Hoxha tha se është koha që ndërkombëtarët duhet të heshtin. Sipas Hoxhës, Rama duhej të pranonte zgjidhjen që të çon drejt zgjedhjeve normale.

Artan Hoxha: Rama ka vendosur të vihet përballë popullit. Ai nuk ka më mundësi të reflektojë. Lotët e krokodilit i ka pasur me rubinet kollaj fare. Një kryeministër që dashuron vetveten, bezdi e ka dhe ekzistencën e opozitës.

Ndërkombëtarët kanë propozuar kompromise jo dinjitoze, prandaj më mirë të mos duken fare. Ndërkombëtarët le të heshtin pak.

Edi Rama dhe rilindja e tij kanë humbur çdo lloj aftësie reflektuese.

Pakënaqësia është masive një pjesë e madhe është mëri dhe një pjesë e madhe e mërisë është urrejtje.

Kjo qeveri duhet të bëjë hesapet nëse do largohet normalisht apo duke e ndjekur pas një urrejtje e tërë.

Rama duhej të pranonte zgjidhjen që të çon drejt zgjedhjeve normale që i japin mundësi njerëzve të votojnë pa i marrë kartat e identitetit në paradhënie, të pajoshur nga shuma parash të votojnë si njerëz të lirë dhe për të arritur këtë duhet demoralizuar struktura që aktivizohet në kohën e zgjedhjeve.

Për më shumë lexoni: http://oranews.tv/article/artan-hoxha-rama-ska-me-mundesi-reflektim-nderkombetaret-te-heshtin

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended