Report TV - Dëbora zbardh Kukësin, pa energji Zapodi, pastrohet Rruga e Kombit

  • 6 years ago
Reshjet e dëborës kanë zbardhur malet e Kukësit mëngjesin e sotëm, ndërsa temperaturat janë shumë të ulëta. Reshjet e rëna gjatë mëngjesit të sotëm kanë krijuar vështirësi momentale, pasi aktualisht të gjitha akset rrugore në qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme normalisht.
Në Rrugën e Kombit lartësia e borës është 5 cm në Tunel-Kalimash, ndërsa kanë punuar 6 borëpastruese. Ndërsa në të gjithë qarkun janë vënë në punë 20 borëpastruese, 4 fadroma për mbajtjen në gatishmëri. Pa energji elektrike aktualisht është vetëm Njësia Administrative Zapod e Bashkisë Kukës.