Ora News - E ëma e djalit që akuzohet si gylenist: Në burg nëse e ka bërë por mos ta marrin në qafë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ora News ka shkuar në banesën e prindërve të Mariglen Debrovës i cili sipas mediave turke është i arrestuar se është i lidhur me rrjetin e Gylen.

Fatime Debrova thotë se ka dy javë që nuk flet për djalin e tij dhe nuk e di pse janë arrestuar.

Debrova, 32 vjeç, ishte duke vazhduar Doktoraturën për teologji në qytetin Samsun pranë Ankarasë, ndërsa ka mbaruar studimet në Egjipt dhe është transferuar në Turqi.

Mes lotësh ajo nuk e beson se i biri është përfshirë në aktivitete terroriste.

Ajo thotë se Marigleni po përgatiste një libër, por nuk është në gjendje të tregojë nëse i biri merrej me punë të tjera

Fatime Debrova: "Nuk e dimë pse është arrestuar. Edhe nusja është ndaluar ndërsa vajza e tyre e vogël ndodhet me gjyshërit në Turqi, por nuk di gjë shumë. Ai më tha se po botonte një libër."

Gazetarja: Punonte?

Fatime Debrova: Unë nuk e di se cfarë bënte, të gënjej dot, nuk gënjej, vetëm kur më thanë kështu. Nuk e desha veten kur e mora vesh, aty më kapi zemra.

Gazetarja: A jeni përpjekur të lidheni?

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/ora-news-ne-familjen-e-mariglen-debroves-i-ndaluar-ne-turqi-lidhje-me-gylen

Recommended