Gjyqtarët e privilegjuar, marrin deri në 50 % të pagës nëse punojnë për festa dhe ditë pushimi

  • 5 years ago
Çdo gjyqtarë i cili do të dalë në punë përgjatë ditëve të pushimit apo festave zyrtare do të marrë 50 % shtesë mbi pagën ditore.

Report Tv ka zbardhur vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, të marrë ditën e fundit të muajit shkurt me shumicë votash të anëtarëve të KLGJ-së.

Në bazë të ligjit për statusin e gjyqtarëve si dhe funksionimit të organeve të drejtësisë KLGJ ka marrë këtë vendim: ?Gjyqtari që ushtron funksionin në ditët e pushimit javor apo festave zyrtare, përfiton shtesë page në masën 50% të pagës së tij ditore?.

KLGJ kërkon nga gjykatat në rang vendi të krijojnë fondin e veçantë të miratuar në buxhetin e saj.

Efektet financiare të këtij vendimi nisin prej 1 Janar 2019 dhe çdo gjyqtar i cili deri më tani ka gjykuar apo do të gjykoj duke dalë në punë ditët e pushimit apo festave do të marrë shtesën në pagë.

Pagesa për një ditë pune ndaj gjyqtarëve në varësi të pozicionit apo vjetërsisë së tyre si dhe kualifikimeve nis nga 3 mijë deri në 6 mijë lekë dita, e në rast të zbatimit të këtij efekti shkon në 4 mijë e 5 qind deri në 9 mijë lekë

Recommended