KLGJ zgjedh gjyqtarët që marrin në dorë dosjen e bujshme pas 'shkrirjes' së Krimeve të Rënda!

  • 4 years ago
TIRANE- Përzgjidhen 18 gjyqtarët që do të jenë pjesë e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe që do të hetojnë dosjet e SPAK. Këta gjyqtarë vijnë nga rradhët e Krimeve të Rënda ku shprehën vullnet për të qene pjesë e kësaj gjykatë duke qënë se prej 19 dhjetorit gjykata e Krimeve të Rënda do të mbyllet përfundimisht.

Në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë u votua për caktimin e 5 gjyqtarëve të përhershëm, mes të cilëve ishin Albana Boksi, Nertina Kosova, Saida Dollani, Dhimitër Lara si dhe Sokol Binaj. Ndërkohë, u caktuan në mënyrë të përkohshme edhe 13 gjyqtarët: Nure Dreni, Daniela Shirka, Etleva Deda, Flora Haredinaj, Ilirjana Olldashi, Irena Gjoka, Marsela Balili, Miliana Muçaj, Ardit Mustafaj, Bib Ndreca, Fran Prendi, Klodiana Kurushi si dhe Sandër Simoni.

Recommended