Report TV - Zeneli: Rudina Hajdari ishte dje në mbledhjen maratonë, nuk i druhem shkrirjes së grupit

  • 5 years ago
TIRANE - Korab Lita beson se vënia e tij në krye të grupit parlamentar demokrat, në vend të Rudina Hajdarit, është e ligjshme. Një ditë pas vendimit të prapritur që u duk si një shkarkim i beftë në fshehtësi i Rudina Hajdarit nga grupi parlamentar me 9 deputetë të opozitës së re, Korab Lita, tha në një deklaratë për mediat, se Rudina Hajdari e ka pranuar verbalisht dorëheqjen nga kryesimi i grupit parlamentar demokrat. Por vetë Hajdari dje tha se qëndron në krye të grupit teksa lajmëroi se do të mbajë një fjalë të enjten në seancën plenare të Kuvendit.

Korab Lita doli në deklaratë në kryesinë e Kuvendit shoqëruar nga 4 deputetë të tjerë të grupit, Halil Jakimin, Arben Elezin, Fatjona Dhimitrin dhe Alban Zeneli, pra në total 5 deputetë nga 9 që ka grupi. Korab Lita tha se grupi ka bërë mbledhje disa ditë më parë, ku është folur për problematikat, dhe ku është vendosur sipas tij që Rudina Hajdari duhet të tërhiqet dhe të vazhdojë punën me prioritetet e saj të tjera, siç është angazhimi në reformën zgjedhore, ku ajo është bashkëkryetare e komisionit të përbashkët parlamentar.Deputeti demokrat Alban Zeneli konfirmoi për Report Tv mbledhjen e grupit ku është marrë vendimi. Ai tha se mbledhja është mbajtur dje, ka zgjatur 4 orë, dhe se Hajdari ka qenë vetë e pranishme. I pyetur nëse i druhet një shkrirje të grupit, ai tha: Absolutisht jo, jam shumë i qetë.

Recommended