Report TV - Fier, FA kanë ndërtuar urën që u shemb në Darzezë

  • 6 years ago
Në më pak se 24 orë Forcat e Armatosura kanë arritur që të ndërtojnë urën që u shemb në Darzezë të Fierit duke nxjerrë nga izolimi mbi 2 mijë banorë.
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka nga Darzeza pas mirënjohjes për FA për punën dhe ndërtimin e urës në kohë rekord deklaroi se këto janë ditë të vështira dhe të gjithë duhet të jemi të mobilizuar.

?Menaxhimi i mirë dhe puna e FA ka qenë garancia për të përballuar këtë situatë nga përmbytjet. Këto janë ditë të vështira, të gjithë duhet të jemi të mobilizuar. Mirënjohje për punën e FA në krah të NATO dhe të gjitha operacionet e tjera.

Bravo ju qoftë. Këtu kanë qenë 500 efektivë, ndërtuam në kohë rekord urën. E përballuam shumë më mirë se në 2015 situatën e përmbytjeve. Sfida jonë tani është që të pastrojmë territorin dhe të bëjmë një plan investimesh dhe analize për të ardhmen për të parandaluar përmbytjet.

Recommended