Ora News – EURALIUS DHE OPDAT sugjerojne: Largoni Llallën zgjidhni kryeprokuror të përkohshëm

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla nuk mund të qëndrojë në detyrë përtej datës 7 dhjetor, datë kur i përfundon mandati. Këtë interpretim ligjor e kanë bërë ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT, të cilët sugjerojnë që prokurorin e ri të përkohshëm që duhet të jetë një nga prokurorët më me eksperiencë siç parashikon neni 109 i ligji për prokurorinë, Parlamenti duhet ta zgjedhë Parlamenti me shumicë të thjeshtë votash.

Sipas ekspertëve, ligji i prokurorisë, neni 109 pika 1 e tij, thotë se prokurori në detyrë qëndron në detyrë deri në fund të mandatit dhe nuk parashikon zgjatjen e mandatit. Po ky nen, në pikën 2 parashikon zgjedhjen e një kryeprokurori të ri të përkohshëm që do të marrë funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm deri në krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Sipas arsyetimit të ekspertëve ndërkombëtarë, kriteri themelor i zgjedhjes së prokurorit të përkohshëm është vjetërsia e punës, pra përjashtohen kriteret morale, profesionale dhe organizative të parashikuara nga ligji për prokurorinë, të cilit i referohet neni 109.

Por, prokurori i ri nuk mund t?i shpëtojë Vettingut sipas nenit 22 për Prokurorinë. Ai gjithashtu nuk duhet të ketë qenë bashkëpunëtor i ish-sigurimit, të jetë i pastër për sa i përket ligjit të dekriminalizimit dhe të mos ketë qenë i dënuar nga gjykata. Me këtë interpretim dhe me ritmin e tanishëm të procesit të Vettingut, vendi rrezikon të mbetet pa kryeprokuror derisa të përfundojë procesi i rivlerësimit.

Për sa i përket votimit në Parlament, ligji për Prokurorinë nuk e rregullon këtë problematikë përveç nenit 55 paragrafi 1 i rregullores që përcakton se mjafton një votim me shumicë të thjeshtë.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/keshilla-e-nderkombetareve-largoni-llallen-zgjidhni-kryeprokuror-te-perkohshem

Recommended