Ora News – Italia i kërkon qeverisë shqiptare më shumë mbështetje për bujqësinë
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillio ka kërkuar nga qeveria shqiptare që të rrisë mbështetjen për sektorin e bujqësisë, me qëllim ruajtjen e vlerave të produkteve tipike shqiptare.

I pranishëm në një aktivitet, në kaudër të javës së kuzhinës italiane në botë, Cutillio ka thënë se vetëm mbështetja konkrete ndaj këtij sektori, do mund të rriste import-eksportet mes Shqipërisë dhe Italisë.

Alberto Cutillio, ambasadori i Italisë në Shqipëri: Unë besoj se Shqipëria përveçse të modernizojë sektorin bujqësor, duhet që të rrisë edhe sipërfaqen mesatare të tokave bujqësore, që janë shumë të rëndësishme. Nuk duhet të humbasë vlerën e jashtëzakonshme që ka me produktet lokale. Unë mendoj se dy vendet tona kanë mundësi të mëdha për të punuar së bashku edhe në këtë sektor.

Cutillio u ndal edhe në intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, ku në këtë drejtim shumë shpejt pritet që bashkitë e Tiranës dhe Parmës, të punojnë për këtë çështje.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/italia-i-kerkon-qeverise-shqiptare-me-shume-mbeshtetje-bujqesin
Recommended