Ora News – Meta, Ivanovit: Nëse i gjykojmë pafund njerëzit, s’mbetet kohë për ti dashur

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka nisur sot një vizitë dy ditore në Maqedoni. Kreu i Shtetit u prit nga homologu i tij, Gjorge Ivanov, ku pas interpretimit të himneve të të dy shteteve dhe nderimeve ushtarake të rastit, të dy Presidentët zhvilluan një takim kokë më kokë dhe më pas drejtuan bisedimet e zgjeruara mes dy delegacioneve.

Presidenti Meta vlerësoi lidhjet e ngushta historike e kulturore dhe theksoi se ato janë ekzistenciale dhe përcaktuese për të ardhmen evropiane të dy vendeve tona.

Meta: E vetmja mënyrë për të përballuar sfidat e globalizmit është bashkëpunimi i ngushtë në nivel dypalësh dhe atë rajonal.

Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta vlerësoi frymën dhe vizionin e përbashkët euroatlantik që i karakterizon ato dhe duke përshëndetur zhvillimet dhe angazhimet e marra nga Qeveria e re e Maqedonisë, për përmirësimin e klimës dhe harmonisë ndëretnike.

Në mënyrë të veçantë, Meta vlerësoi hapat konkrete në drejtim të miratimit të ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe.

Presidenti Meta i konsideroi shqiptarët në Maqedoni, një faktor të rëndësishëm për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit dhe të orientuar qartë drejt BE-së dhe NATO-s, ndërsa pakicën kombëtare maqedonase në Shqipëri, si urë lidhëse të fuqishme miqësie.

Presidenti Meta shprehu besimin se ligji i ri për pakicat kombëtare në Shqipëri do të krijojë hapësirën e duhur për ruajtjen e identitetit të saj sipas standardeve më të mira evropiane.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/meta-ivanovit-nese-i-gjykojme-pafund-njerezit-smbetet-kohe-ti-dashur

Recommended