Ora News - Liberalizimi i vizave, Deklarata e fortë e Metës: BE e Shengen po na monitorojnë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria është nën monitorimin e vendeve të BE-së dhe të zonës Shengen për çështjen e liberalizimit të vizave.

E bëri të ditur presidenti Ilir Meta, në takimin që po mbahet për diplomacinë ekonomike.

Në fjalën e tij kreu i shtetit tha se nëse Shqipëria do të ndërmerrte çdo veprim emocional, përfshi dhe asaj të pajisjes së shqiptarëve nga Kosova me pasaporta të Republikës së Shqipërisë, jo vetëm nuk do të zgjidhte problemin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve të Kosovës, por do të bllokonte lëvizjen e lirë të qytetarëve të Shqipërisë.

Ilir Meta: Besoj se dhe ju ndjeni atë presion që ne ndjejmë ne këtu, me dëshirën për ta tejkaluar këtë pengesë apo izolim, përmes marrjes së shtetësisë shqiptare nga qytetarët e Kosovës, gjë që nuk është zgjidhje, Jo për shkak të mungesës tonë të dëshirës por për faktin se ne vetë jemi në monitorim për çështjen e liberalizimit të vizave nga vendet e BE-së dhe të zonës Shengen.

Për më shumë lexoni në: http://ora.cingerr.com/article/liberalizimi-i-vizave-deklarata-e-forte-e-metes-be-e-shengen-po-na-monitorojne

Recommended