Ora News - Veliaj: Ndërtojmë 200 rrugë të reja në Tiranë, në 2017 projekti për Kopshtin Zoologjik

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deri pak javë më parë, lagjja në krah të Kopshtit Zoologjik ishte pjesë e Tiranës si zonë, por zor se mund të quhej qytet nga mungesa e madhe e infrastrukturës urbane. Ujërat e bardha që qarkullonin në gjendje të lirë, pluhuri në verë dhe balta në dimër, ishin shoqëruesit e përhershëm të banorëve të saj. Sot, falë ndërhyrjes së Bashkisë së Tiranës, por edhe bashkëpunimit të bizneseve dhe banorëve, lagjja ka marrë një pamje krejt tjetër dhe nuk bën më dallim nga pjesa tjetër e Tiranës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi përfundimin e punimeve për sistemimin e bllokut të banimit në rrugën ?Alla? dhe ?Shyqyri Brari?, pranë Kopshtit Zoologjik, ndërsa vlerësoi faktin se veç shtrimit të rrugëve dhe trotuareve, janë bërë të gjitha punimet e tjera nëntokësore dhe ato sipërfaqësore, duke përfshirë ndriçimin dhe sinjalistikën.

Për më shumë lexoni në:http://ora.cingerr.com/article/veliaj-ndertojme-200-rruge-te-reja-ne-tirane-ne-2017-projekti-kopshtin-zoologjik

Recommended