Report TV -Veliaj: Gati projekti që siguron 24 orë ujë të pijshëm në Tiranë
  • 4 years ago
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj gjatë inspektimit të impiantit të filtrimit të ujit në Paskuqan në Tiranës njoftoi se ndërmarrja e ujësjellës kanalizimeve të kryeqytetit është duke përfunduar dy projekte të cilat do të sigurojnë ujë të pijshëm orë në ditë për pjesën më të madhe të kryeqytetit

?Është një ditë që do të hyjë në historinë e Ujësjellësit të Tiranës, i cili edhe pas 100 vitesh kryeqytet ka të njëjtin tubacion, filtrim dhe rrjet të vjetër. Jemi në prag të hapjes së dy projekteve madhore të qytetit: I pari, tubacioni i ri që dyfishon prurjet në Bovillë, ku filtrohet uji. Kjo nuk ka ndodhur që nga themelimi i ujësjellësit dhe Tirana e viteve të pas-luftës. Pra, më në fund dyfishohet burimi që sjell ujë në Tiranë. Falenderoj shumë Kryeministrin, ministren Balluku, që u bënë partnerët tanë për ta ndarë këtë kosto; pra, ne të bënim impiantin e filtrimit këtu ku jemi, ata të bënin tubacionin që dyfishon ujin në Tiranë?, tha Veliaj.
Recommended