Ora News -Rama replikon me Bashën: Ju ka marrë malli për djath. Do ulesh prapë me mua

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Debatet në Kuvend ku është caktuar në rend të ditës votimi i pr/ buxhetit dhe paketa fiskale e vitit 2018.

Basha dhe Rama po replikojnë me njëri tjetrin ashpër.

Kreu i PD-së i tha deputetëve socialistë të mos jenë zombi por të votojnë kundër pr/ buxhetit.

?Jeni të djathtë dhe doni djathë. Ju ka marrë malli për djath? i tha Rama.

Pjese nga debati

Lulzim Basha: Ndjej trishtim të madh kur shoh zombizimin e pjesës më të madhe të kësaj salle. Ngrihuni në lartësimin e socialistëve të ndershëm. Votoni kundër këtij buxheti.

Edi Rama: Nuk doja të ngrihesha, por dëgjova që the ngrihuni dhe mu kujtua sa shumë u the të ngriheshin aty poshte dritares time kur ishe në çadër dhe erdhe u ule me mua. Prapë do vish të ulesh me mua dhe unë të pres jo se është dita ndërkombëtare e tolerancës por unë besoj se vetëm nga e ulura jote e imja, e jona, e të gjithëve këtu mund të bëhet më mirë për këtë vend.

Për më shumë lexoni në:
http://ora.cingerr.com/article/basha-i-kerkon-deputeteve-te-ngrihen-rama-i-kujton-cadren-e-si-mbaroi

Recommended