Ora News - Rama mohon fakenews-et kundër Krichbaum dhe replikon me Bashën
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri, Edi Rama, në përgjigje të akuzës së Lulzim Bashës mohoi të ishte i përfshirë në sulmet nëpër mediat online ndaj deputetit gjerman Gunther Krichbaum. Rama akuzoi Bashën se të njëjtat akuza i ka përkthyer në gjermanisht dhe i ka çuar në Berlin, duke dëmtuar kështu Shqipërinë. Rama shkruan se ai nuk merret personalisht me kundërshtarët e tij siç bëjnë demokratët, dhe i kërkoi Bashës të ndalojë baltën ndaj Shqipërisë deri në qershor.

Akuzës së Lulzim Bashës për artikuj të sponsorizuar për të denigruar figurën e deputetit gjerman, Guntehr Krichbaum, kryeminsitri Edi Rama i është përgjigjur me një tjetër akuzë.

Rama shkruan se Basha ka thënë në shqip fjalët që ka dërguar në Berlin në gjermanisht për gjoja sulmin e financuar nga ai për deputetin gjerman.

Rama: Kjo është fiks ajo që ti dhe kanakarët e tu anglisht apo gjermanfolës, bëni papushim prej kohësh, kudo e kurdoherë gjeni veshë të huajsh për të derdhur baltën tuaj. Abuzoni si s?ka më keq me miqësitë e miqtë tuaj gjithnjë e më të paktë ndërkombëtarë, duke përfituar nga dëshira e tyre për t?ju dëgjuar dhe nga pamundësia apo në ndonjë rast, edhe mosdëshira e tyre për t?i verifikuar ngarkesat e rënda të baltës suaj.

Duke iu drejtuar në emër, Rama i shkruan Bashës se Krichbaum nuk është mik i tij apo i Partisë Socialiste dhe se ai nuk është dakord me qëndrimet e gjermanit për qeverinë, megjithatë nuk ka qenë asnjëherë objekt i një sulmi të orkestruar personal siç demokratët kanë bërë me Kryeministrin që sipas Ramës vijnë për shkak të pafuqisë se opozitës për të fituar betejat politike.

Duke shprehur mosbesimin e tij tek portalet, Kryeministri i kërkon Bashës të ndalë baltën për Shqipërinë të paktën deri në qershor.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-mohon-fakenews-et-kunder-krichbaum-dhe-replikon-me-bashen
Recommended