Ora News -Tiranë, një mijë pemë të reja te Liqeni i Thatë për Pyllin Orbital

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zona e Liqenit të Thatë po shndërrohet në një mjedis çlodhës për komunitetin e shtuar të banorëve, si dhe për qytetarët e tjerë të kryeqytetit. Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit vijojnë gjelbërimin e rrugëve dytësore te Liqeni i Thatë, në të dyja anët e autostradës, nga nënkalimi në drejtim të Saukut.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u bë pjesë e aksionit për mbjelljen e 1000 pemëve të reja, ku theksoi se ky projekt do të vijojë përgjatë gjithë unazës së jashtme të Tiranës, që është edhe kufiri i Pyllit Orbital.

?Po ndjekim gjithë Unazën e jashtme të Tiranës, e cila në fakt është konturi dhe kufiri i Pyllit Orbital. Sot po mbjellim 1000 rrape, që i kemi donacion. Dua të falenderoj të gjithë donatorët që po aplikojnë konceptin që kemi propozuar, pra për çdo makinë, dy pemë të mbjella, për të zeruar impaktin që ka në mjedis ndotja që vjen nga makinat. Jam entuziast për faktin se na janë përgjigjur shumë kompani, shumë më shumë se ç?e kishim menduar?, tha Veliaj, i cili u shpreh optimist se me ritmet me të cilat po punohet, do të arrihet një numër rekord i mbjelljes së pemëve të reja në mbi 100 mijë në vit.

?Do ta thyejmë rekordin tonë, duke mbjellë mbi 100 mijë pemë këtë vit, vetëm nga energjia fantastike që po gjenerojnë në Tiranë të rinjtë, vullnetarët, kompanitë, shoqatat Falenderoj të gjithë banorët rreth këtyre zonave. Së pari, e kanë kuptuar se sipas ligjit, nuk mund të ndërtohet 25-30 metra nga autostrada apo nga rrugët kryesore" tha Veliaj.

Për më shumë lexoni në:
http://ora.cingerr.com/article/tirane-nje-mije-peme-te-reja-te-liqeni-i-thate-pyllin-orbital

Recommended