Ora News – Prezantohet Rruga e Arbrit, Rama: Përfundon brenda mandatit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas shumë premtime për fushatë dhe harresash pas zgjedhjeve, kryeministri Edi Rama u zotua sërish se brenda këtij 4-vjecari rruga e Arbrit do të përfundojë. Kjo rrugë sipas kryeministrit do të shkurtojë distancën e qytetit të Dibrës me kryeqytetin.

Rama: Rruga e Arbrit është shfaqur si premtim sa herë janë shfaqur këtu politikanët kur i janë dashur votat dhe është harruar si premtim sa herë që kanë mbaruar zgjedhjet. Që është brenda këtij mandati nuk diskutohet, por që ne besojmë se do të jetë vetëm tre vjet ne ta kemi të përfunduar njëherë e mirë këtë rrugë. Segmenti i ri e bën Bulqizën vetëm 30-40 minuta nga Tirana.

Duke kritikuar standardet e rrugëve të bëra nga paraardhësi i tij, kryeministri tha se rruga e Arbrit do të jetë e para rrugë me standarde europiane në Shqipëri.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/prezantohet-rruga-e-arbrit-rama-perfundon-brenda-mandatit

Recommended