Report TV -Rama: Brenda mandatit të ri nisim punën për ndërtimin e Aeroportit të Sarandës
  • 5 years ago
Nga Finiqi Rama tha se se shumë shpejt do nisë puna për ndërtimin e aeroportit të Sarandës i cili do shkurtojë distancën me Athinën.

"Do shkurtojmë rrugën më Athinën duke ndërtuar aeroportin. Aeroporti i Sarandës që është premtuar, po ju them se kemi filluar punën dhe do të fillojmë ndërtimin e tij brenda mandatit të ri, këtu aeroporti do të ketë nisur nga puna në një kantier real.. Nuk jap data dhe afate sepse është lidhur me partnerë të tjerë. E kam mësuar dhe unë. Dëshira ime është që ta përfundojmë por më mirë të jemi të kujdesshëm, nëse na duan më shumë do e mbarojmë para afatit. Besoj se ka ardhur koha që t'ia japim këtë gjë jugut. Ka nevojë edhe për këtë pikë ulje dhe dalje që i mungon", tha Rama.
Recommended