Rruga e Arbrit mbyllet në 2021, Rama ndjek ecurinë e punimeve - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Rruga e Arbrit është një ndër investimet strategjike në infrastrukturë pasi ajo lidh Tiranën me Dibrën, duke shkurtuar ndjeshëm kohën e udhëtimit që sot zgjat më shumë se 5 orë.Ecurinë e punimeve në pjesën pranë Klosit e pa nga afër edhe kryeministri Rama. Ai u informua nga ministrja Belinda Balluku mbi veprat më të vështira të këtij aksi kombëtar.Ndonëse punimet kanë ecur me shpejtësi, projekti vijon të paraqesë sfida serioze.E megjithë vështirësitë, Kryeministri premtoi se rruga e Arbrit do të finalizohet në 2021.Rruga e Arbrit konsiderohet më e rëndësishmja ne verilindje, pas autostradës Durrës - Kukës. Ajo po ndërtohet përmes partneritetit publik privat.
Recommended