Report TV - Kryemadhi takon Bashën,opozita koordinim për seancën plenare

  • 6 years ago
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e shoqëruar nga kryetari i grupit Petrit Vasili zhvilloi një takim në selinë e PD me Lulzim Bashën për rreth 30 minuta.
Takimi ka nisur rreth orës 12:00, ndërsa përfundoi pas 30 minutash. Në qendër të bisedës ishte aksioni opozitar, një ditë para seancës plenare.

Basha dhe Kryemadhi diskutuan për koordinimin e aksionit opozitar, ndërsa nje gje te tille e pohoi edhe kryetari i PD pas takimit.

Nesër do të diskutohet në parim projektbuxheti për vitin 2018, por vëmendjen kryesore pritet që ta zerë çështja e Tahirit pas patentave që u gjetën në Elbasan, pasi një gjë të tillë e paralajmëroi edhe Basha para 2 ditësh.

Recommended