Kuvendi seancë plenare, opozita mobilizon strukturat për protestë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Opozita do të protestojë këtë të martë në orën 17:00 para Parlamentit.Pas vendimit të marrë në Konferencën e Kryetarëve për mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare, ka qenë nënkryetari i PD, Edi Paloka ai që u ka kërkuar strukturave që të mblidhen me urgjencë para Parlamentit.Ndërkohë nga ana tjetër edhe aleatja opozitare e PD, Lëvizja Socialsite për Integrim u ka bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen para Parlamentit për të protestuar.Opozita pas djegies së mandateve nga ana e saj ka njoftuar se do të vijojë aksionin kundër qeverisë me protesta deri në largimin e kryeminsitrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.
Recommended