Report TV - Kryemadhi takon Bashën: Do të vijojnë protestat, qëndron kushti 'Rama ik'
  • 5 years ago
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon një takim me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Takimi po zhvillohet në selinë blu, nga ku siç raporton gazetari Elis Memelli, në fokus të tij mësohet se është aksioni opozitar.

Në përfundim të takimit, Kryemadhi tha se protestat do të vijojnë, ku kushti kryesor është largimi i kryeministrit Edi Rama, ndonëse nuk ka asnjë detaj tjetër se për çfarë u diskutua në këtë takim.

"Aksioni i opozitës do të vazhdojë, i drejtpërdrejtë, i mirëfilltë siç ka qenë. Votimet e 30 qershorit treguan se 85% e shqiptarëve nuk e duan Ramës, urrejtja që bëjnë shqiptarët çdo ditë kur nuk kanë ujë në çezmë, kjo është protestë, shqiptarët protestojnë çdo ditë", tha Kryemadhi.

Ndërkohë, bëhet e ditur se ditën e nesërme, kryedemokrati Basha do të takojë në seli aleatët e vegjël opozitar.
Recommended