Ora News – Bankers Petrolium pyllëzon argjinaturën e Semanit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Argjinatura e lumit Seman do shndërrohet në një barrierë naturale mes zonës industriale dhe asaj rezidenciale në Patos. Falë mbështetjes së Bankers Petrolium, nisi pyllëzimi i rreth 10 hektarëve sipërfaqe në argjinaturën e lumit.
Rreth 10 hektarë sipërfaqë pranë lumit Seman do të pyllëzohen falë bashkëpunimit të Bashkisë së Patosit me kompaninë Bankers Petrolium.
Projekti që kap vlerën e rreth 200 mijë dollarëve ka nisur të zbatohet dhe pritet të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e ajrit dhe tokës për banorët e fshatit Belinë.
Pemët përveç mbrojtjes së argjinaturës do të mundësojnë edhe krijimin e një brezi të gjelbër që ndan zonën industriale nga ajo rezidenciale.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bankers-petrolium-pyllezon-argjinaturen-e-semanit/

Recommended