RTV Ora - Kompania naftënxjerrëse “ Bankers Petroleum Albania” jemi plotësisht transparentë
  • 5 years ago
#rtvora
Kompania Bankers Petroleum Albania, mohon të jetë gjobitur me 120 milion euro nga autoritetet doganore shqiptare, ndërsa raportimet në media për këtë çështje i quan të pavërteta.

Bankers, përmes një reagimi zyrtar konfirmon se nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar mbi ndonjë penalitet nga Dega e Doganës Fier apo Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, të cilat kontrollojnë vazhdimisht aktivitetin e kompanisë.

Bankers Petroleum thotë se është vazhdimisht subjekt i kontrolleve të autoriteteve doganore dhe tatimore në përputhje me ligjet në fuqi të vendit.

?Në të gjitha proceset administrative të kontrollit nga ana e këtyre autoriteteve, Bankers ka qenë dhe mbetet plotesisht bashkëpunues? - thuhet në reagim.

Më tej, kompania naftënxjerrësë thekson se aktiviteti i Bankers Petroleum është tërësisht transparent pasi është në monitorim të vazhdueshëm nga autoritetet shtetërore shqiptare dhe veçanërisht atyre tatimore dhe doganore.

Bankers thotë se mbetet i angazhuar në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me të gjithë autoritetet.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kompania-naftenxjerrese-bankers-petroleum-albania-jemi-plotesisht-transparente
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended