Bankers, ne pastrimin e grykederdhjes se Semanit |Lajme-News

  • 4 years ago
Në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, Drejtoria Rajonale e Mjedisit në Fier në bashkëpunim me kompaninë e prodhimit të naftës, Bankers Petroleum Albania ndërmorën iniciativën për të pastruar bregdetin e Semanit, zona turistike e rajonit të Fierit.
Punonjës të Mjedisit dhe Bankers mblodhën mbetjet në bregdet me synimin jo vetëm për të mbajtur një mjedis të pastër, por edhe për të mundësuar nisjen e sezonit turistik në një hapësirë të pastër.
Drejtori Rajonal i Mjedisit në Fier, Arben Voja, tha se iniciativa të tilla janë të shpeshta dhe në fokus të aktivitetit të këtij institucioni.
"Por edhe për kompaninë më të madhe në qarkun e Fierit, Bankers Petroleum Albania nisma të tilla janë në vazhdën e një sërë të tjerave të ndërmarra më parë. Menaxheri i Burimeve Njerëzore dhe Administratës në Bankers Petroleum Albania, Ivan-Yifan Jin thekson se për Bankers mjedisi është në themel të operacioneve të përditshme naftë-nxjerrëve të kompanisë".
?Si një kompani ndërkombëtare e prodhimit të naftës ne nuk jemi të fokusuar vetëm në operacionet hidrokarbure por edhe kujdesemi për mjedisin e komunitetit tonë. Sot është Dita e Mjedisit prandaj ne kemi bashkëpunuar me Drejtorinë Rajonale të Mjedisit në Fier për të pastruar bregdetin e Semanit?, tha menaxheri i Burimeve Njerëzore dhe Administratës, Ivan-Yifan Jin.
Kompania naftën nxjerrëse çdo vit organizon aktivitete për pastrimin e zonave të ndryshme në qarkun e Fierit, kryesisht në ato turistike. Drejtuesit e saj thonë se e konsiderojnë mbrojtjen e mjedisit shumë të rëndësishme dhe u kushtojnë rëndësi edhe operacioneve të përditshme në fushën e Patos-Marinzës.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/