Bankers: 52 mln investime ne 6 muaj | Lajme - News

  • 3 years ago
52 milionë Dollarë janë investimet e kompanisë së prodhimit të naftës, Bankers Petroleum Albania në vetëm 6 muajt e parë të këtij viti në Patos Marinëz. Sipas përfaqësuesve të kompanisë edhe pse nuk janë rikuperuar ende investimet e saj, plani është të vazhdojnë të bëjnë investime afatgjata në Shqipëri.

Që nga viti 2004, Bankers operon në Patos-Marinëz, fusha më e madhe e naftës në Evropën Kontinentale dhe ka investuar më shumë se 3.5 milionë Dollarë.

Ndërsa mbi 2.4 miliardë Dollarë të shpenzimeve totale në fushën e naftës në Patos-Marinzës janë shpërndarë përmes 180 bizneseve shqiptare që ofrojnë mallra dhe shërbime duke filluar nga shërbimet e shpimit dhe puseve, deri në magazinimin dhe transportimin e lëndëve të para në rafineritë vendase dhe të eksportit.

Fusha e naftës përmban afërsisht 2,400 puse të trashëguara, që rrethojnë prona të shumta dhe banesa. Për këtë arsye 30 milionë dollarë janë investuar për rehabilitimin e mjedisit.

Prej 16 vitesh në tregun shqiptar kompania ka mbështetur mijëra projekte dhe programe sociale në ndihmë të banorëve që jetojnë në zonë. Mbi 7 milionë Dollarë janë investuar në riparimin e shkollave, kopshteve, qendrave shëndetësore, spitaleve, por edhe në infrastrukturë rrugore.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/