Bankers Petrolium vizitohet nga ambasadori i Kinës në Shqipëri

  • 5 years ago
Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi ka pritur ambasadorin e ri të Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, Zhou Ding. Edhe pse ka vetëm pak ditë në këtë post, ambasadori, Ding ka pranuar me kënaqësi ftesën e Subashit për të vizituar Bashkinë Fier dhe për të konfirmuar marrëdhëniet e bashkëpunimit të ngritur deri më sot dhe për t?i çuar ato në një stad të ri. Fieri është bashkia e parë pas Tiranës që ambasadori Ding viziton dhe një nga bashkitë ku niveli i bashkëpunimit është më i lartë falë dhe vendodhjes së një prej

Ndalesa e parë në Fier e ambasadorit ishte kompanis Bankers Petroleum ku vizitoi zyrat qendrore si dhe fushen naftembajtese te Patos-Marinzes, i shoqëruar nga Presidenti i kompanise, Xingyun Sun. Ambasadori vleresoi këtë investim kinez kaq të rëndësishëm dhe strategjik jo vetëm për rajonin e Fierit por për të gjithë vendin. Ndërkohë me Subashin diskutimet kanë qenë të gjata dhe në të njëjtën linjë, duke rikonfirmuar bashkëpunimet e nisura në rrugë diplomatike dhe ato të ngritura tashmë nëpërmjet lidhjes institucionale midis Bashkisë Fier dhe Bashkive: Lanzhou dhe Wuxi (Ushi) në Kinë.

Momentet më të rëndësishme ku u përqendrua më shumë diskutimi dhe shtrimi i linjës së interesit të parashtruar nga Subashi dhe mbështetur fuqishëm edhe nga ambasadori Ding ishin nxitja e investimeve të kompanive kineze në fushën e turizmit, bujqësisë (kryesisht në prodhim, përpunim të plehrave kimike dhe rritjen e eksportit të prodhimeve bujqësore vendase) dhe shëndetësisë (në hapjen e institutit Konfuci të mësimit të gjuhës dhe teknikave të mjekësisë tradicionale kineze).

Recommended