Historia e “Bankers Petrolium” në Shqipëri - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shpërthimet e puseve të naftës në Marinzë të Fierit, ishin vetëm pjesa e radhës e një serie shkeljesh, problemesh, dëmesh dhe përplasjesh që ka shkaktuar kompania Bankers Petrolium me banorët e kësaj zone naftëmbajtëse. Banorët e Zharrëzës dhe Marinzës, prej vitesh janë detyruar që së bashku me ajrin të thithin edhe lëndë helmuese, duke rritur në mënyrë të frikshme nivelin e karbonit në gjak.Si të mos mjaftonin problemet shëndetësore, banorët kanë jetuar prej 5 vjetësh edhe me frikën e shpërthimeve nëntokësore, që kanë tmerruar fëmijët. Kohë pas kohe qindra familjarë kanë dalë ën protesta, për dëmtimin e banesave nga aktiviteti i kompanisë ?Bankers?. Gjithçka nisi në vitin 2009 kur kompania kanadeze Bankers, u bë zotëruese e vetme e puseve të naftës në Patos Marinzë. Pikërisht në këtë vit filluan dhe tërmetet për këtë fshat të vogël. Në dhjetor 2011 shënohet edhe një tjetër incident. Një pus në zonën naftëmbajtëse Sheqishte-Marinez në Fier shpërtheu duke derdhur tonelata me nafte ne zonën përreth. Por tërmetet vazhduan dhe në gusht 2012. 200 banorë të Zharrëzës u ngritën përsëri në protestë për shtëpitë e dëmtuara nga tërmetet e vazhdueshme, për të cilat ata fajësuan Bankers Petrolium. Në vitin 2013 pas një hetimi të bërë nga prokuroria e fierit, rezultoi se lëkundjet që shkojnë deri mbi 3 ballë dhe janë me një intensitet kohor të lartë, nuk mund të jenë tërmete natyrore. Duke shtuar dyshimet se firma ?Bankers? përdor shpërthimet me ujë të presuar në puset e naftës, dukë provokuar tërmete artificiale. Po në këtë vit Bankers Petroleum, pati edhe përballje gjyqësore me kompani të tjera të huaja. Tërmetet e shkaktuara nga kjo kompani ishin të vazhdueshme edhe përgjatë vitit 2014, duke rritur akoma më shumë fikën e banorëve. Gjatë asaj kohe autoritetet premtuam se do të monitoronin situatën, duke vendosur aparatura të posaçme për matjen e lëkundjeve të tokës.Por shpërthimi i puseve të naftës të mërkurën në Marinëz tregon se krimi mjedisor me pasoja në shëndetin e njerëzve dhe dëmet në banesa, ka qene i hershëm por deri më sot, falë mos veprimit të autoriteteve, të humburit janë vetëm banorët.

Recommended