Hyatt vjen edhe në Shqipëri - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një brend i ri ndërkombëtar në fushën e hotelerisë është tashmë pjesë e tregut shqiptar. Pas largimit të Sheratonit, Hyatt Regency Residence është emri i parë i cili do të sjellë në vendin tonë eksperiencën e hoteleve me 5 yje. Marrëveshja është arritur me MAK Albania, pjesë e Kastrati Grup.Në vizionin e qartë për të kontribuar në të ardhmen e turizmit shqiptarë Kastrati grup hynë në një marrveshje menaxhimi me Hayatt Hotel corporation një garanci më shumë dhe suksesin e deritanishëm.Hoteli do të quhet Hayatt regency and recidencis Tirana dhe do të vazhdojë të ruaj të njëjtin profil shërbimesh por duke i shtuar sektorit të turizmit elitarë shqiptarë një vlerë të munguar ndër vite.Por drejtuesit këtij grupi ndërkombëtar parashikojnë të bëjnë një histori suksesi për turizmin vendas. Në emër të hayatt unë do doja të premtoja se kur të hapet ky hotel si hayat Regency ne do ta bëjmë një histori suksesi jo vetëm për Tiranën jo vetëm për turizmin e Shqipërisë por dhe për miqtë tanë që do të punojnë me ne.Ndërsa për kryeministrin Edi Rama emra të tillë janë pjesë e strategjisë së qeverisë, e cila ka lehtësuar investimet në sektorin e turizmit dhe hotelerisë në vecanti.Hotelet me 5 yje janë elita e një industrie jo thjesht sepse ofrojnë kushte më të mira por sepse sjellin edhe më shumë të ardhura në funksionimin e kësaj industrie. Mbështetja jonë në poltikën për hotelet me 5 yje është jesh e strategjisë së rritjes së këtij sektori.-tha Edi RamaHyatt është një brend hotelerie që operon në 54 vende të botës. Në shqipëri marrereveshja e arritur mes këtij emri u bë i mundur me bashkëpunimin e MAK Albania, e cila prej rreth një viti menaxhon godinën në zemër të Tiranës, atë që njihet si hotel Sheratoni.
Recommended