“OTP Group” vjen në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas 15 vitesh tentativë, për të qënë pjesë e tregut vendas, OTP Grup është zyrtarisht në tregun bankar shqiptar. Grupi hungarez prezent në shumë shtete shtete ka blerë 100 % të aksioneve të bankës Sosiete General Albania. Drejtuesit e këtij grupi vijnë me një ambicie për të qënë në ballë të zhvillime ekonomike si dhe për të rritur ndjeshëm prezencën e tyre në tregun bankar. Drejtori i përgjithshëm Sandor Csanyi thotë se pse zgjodhi të blejë Sosiete Generale teksa në treg kishte disa banka në shitje.Kemi një marrëveshje strategjike me Sosiete General. Prej tyre kemi blerë disa banka. Është një bankë me sistem menaxhimi të përsosur. Këtë fakt e kemi konstatuar edhe në degën në shqipëri. Ka një bazë klientele shumë të mirë. Ky fakt na jep një qetësi për funksionimin tonë në shqipëri. Shpresojmë që me zgjerimin e mëtejshëm të marrim rezultatet e nevojshme pozitive,-u shprej Csanyi. Por grupi OTP ka qënë një nga pretendetët për privatizimin e bankës së kurismeve shqiptare në vitin 2004, një transaksionin që nuk u arrit të finalizohej. Për kreun e bankës, tashmë kushtet janë më të favorshme për të qënë prezent në shqipëri.Ne kemi blerë paketa të ngjashme në 5 shtete të rajonit. Mendojmë se shqipëria integrohet në mënyrë shumë organike me bankat e tjera të vendeve përreth,, si mali zi, serbi etj. Ndërkohë jemi në proces për të qënë prezent edhe në Slloveni. Për momentin shqipëria ka një rritje ekonomike prej 4 %, treguesi borxhit publik është në rënie, ndërsa ka një inflacion të ulët. Ndërkohë që ne synojmë të kemi një penetrim edhe më të madhe të produkteve bakare tek popullata. Grupi ka ambicie për tu zgjeruar më tej në shqipëri, por për momentin nuk ka ende një plan konkret . Aktualisht banka renditet e katërta në treg shqiptar sa i përket kreditimit të ekonomisë, por drejtuesit e rinj duket se do fokuson në sektorë të rëndësishëm sic janë buqësia apo turizmi. Ne mendojmë se do të jemi në ballë të zhvillimeve ekonomike. Do të dalim në treg me paketa të favorshme kredie si dhe me cmime konkurruese. Unë jam vet një investiort në fushën e bujqësisë, ndaj mendojmë se do të fokusohemi tek ky sektor për të cilin ka nevojë , por jo vetëm mezi presim të financojmë edhe turizmin. OTP është ish- banka e kursimeve në Hungari. Ajo numron 18.5 milion klientë me 1500 degë. Aktualisht OTP operon në Bullgari, Kroaci, Rumani, Serbi, Sllovaki, Ukraine, Mal të Zi, Rusi si dhe janë në proces të hyrë në Moldavi.
Recommended