Ora News - Kryemadhi dhe Vasili takim me Bashën në selinë e PD-së

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi po zhvillon një takim në selinë e Partisë Demokratike me kreun e kësaj partie, Lulzim Basha.
Në takim është i pranishëm edhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.
Takimi vjen ndërkohë që opozita ka intensifikuar aksionin e saj opozitar pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Seanca e së mërkurës do të vendosë përfundimisht nëse do t?i hapet rrugë apo jo arrestimin, megjithëse mazhoranca e ka bërë të qartë se nuk do të japë votën e saj. Opozita shkon në seancë me një raport të vetin pro arrestimit.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/kryemadhi-dhe-vasili-takim-me-bashen-ne-seline-e-pd-se/

Recommended