Ora News - Ftesa nga OSBE dhe Rama, Basha 1 orë takim me aleatët në selinë blu
  • 5 years ago
#rtvora

Pas ftesës së OSBE për dialog, e përforcuar edhe nga një ftesë publike e Ramës drejtuar opozitës së bashkuar, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mblodhi pasditen e sotme aleatët. Takimi që zgjati përreth 1 orë u zhvillua në selinë blu.

Më herët Basha kur u pyet nga gazetarët për ftesën e Ramës, e cilësoi të pasinqertë teksa tha se para reformës zgjedhore duhet zgjidhur kriza politike. Dhe kjo sipas tij arrihet përmes vullnetit politik.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në një prononcim të shkurtër pas takimit tha se "qëndrimet e opozitës janë ato që u bënë të ditura më herët nga Basha."

Ndërsa kur u pyet për OSBE, Basha pati këtë koment:

Pyetje: Zoti Basha çfarë përgjigje do t?i jepni OSBE-së për t?u ulur në tryezë?

Lulzim Basha: Ne u kemi dhënë një përgjigje përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar dhe, për fat të keq, një përgjigje negative ka ardhur nga Edi Rama me alibinë se do të përgjigjej pas 30 Qershorit. Kështu që, nuk jemi ne pengesa për një proces transparent, parimor dhe gjithëpërfshirës për zgjidhjen e vërtetë të krizës, por qartësisht, është Edi Rama, i cili nuk mund të fshihet as pas letrave publike dhe as pas letrave që çon me Damian Gjiknurin, pavarësisht se kushdo tjetër që firmos ato letra, duhet të analizojë thellë se cilat janë përgjegjësitë. Sa i përket OSBE-së në Tiranë pres akoma që OSBE-ja në Tiranë të shprehet për raportin e OSBE/ODIHR-it, pres akoma të shprehet për 3 kryebashkiakët me rekorde kriminale, pres akoma të shprehet për shkeljet e rënda të Kushtetutës dhe të ligjit. Mendoj që këto janë të rëndësishme që shqiptarët t?i dëgjojnë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ftesa-nga-osbe-dhe-rama-basha-mbledh-aleatet-ne-seline-blu

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended