Ora News - Fier, projekti 100 milionë lekë i Azotikut përfundon brenda vitit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Fier ka nisur puna për rehabilitimin e Ish Uzinës së Plehrave të Azotikut. Projekti synon të pastrojë zonën nga godinat jashtë funksionit si dhe rindërtimin e rrugëve dhe sitemit të kanalizimeve. Investimi kap shifrën e 100 milionë lekëve dhe pritet të përfundojë brenda 3 muajsh.
Në ish Uzinën e Plehrave Kimike të Azotikut në Fier prej pak ditësh ka nisur puna për rehabilitimin e saj. Projekti që kushton 100 milionë lekë dhe pritet të përfundojë brenda 3 muajsh synon pastrimin e zonës nga godinat e amortizuara si dhe rehabilitimin e rrugëve e sistemit të kanalizimeve. Drejtuesi i ish Uzinës së Plehrave Azotike në konservim, Armando Çupa, thotë se investimi ka rritur interesin e kompanive.
Çupa: Do të mbeten vetëm godina, të cilat kanë një funksionalitet dhe kanë një infrastrukturë që mund të adaptohet nesër nga investitori, i cili do të vijë. Së dyti, do rehabilitohen rrugët e brendshme të ish Uzinës së Plehrave Azotike Fier. Ka disa oferta, të cilat i administron ministria. Ka disa shfaqje interesi nga kompani serioze, të cilat kanë kërkuar që të vijnë në parametra mesatarë, ku të mund të zbatohen planet e tyre të biznesit.
Në lidhje me kimikatet që mund të kenë mbetur në sipërfaqe, Çupa thekson se ato nuk përbëjnë rrezik për shëndetin dhe jetën e qytetarëve ndërsa shton se landfilli që ndodhet në këtë zonë është nën monitorim të vazhdueshëm.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/fier-projekti-100-milione-leke-i-azotikut-perfundon-brenda-vitit/

Recommended