Ora News - Tahiri sfidon: Berisha, Shkelzeni, Meta, Monika e Basha të përballen me mua

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
 Këshilli i Rregullores dhe Mandateve është mbledhur për të hartuar raportin i cili do i dorëzohet Kuvendit lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për autorizimin e arrestimit të deputetit socialist Saimir Tahiri.

Prokuroria i druhet largimit jashtë vendit të ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri  si dhe largimit drejt Italisë për të prishur provat e hetimit

Nga ana tjetër deputeti socialist e quan të gjithë procesin një inskenim politik, një estradë dhe përsëriti disa herë se nuk do të pranonte kurrë pranga  politike në duar. Madje në një prononcim për median jashtë kryesisë së Kuvendit Tahiri sfidoi kundërshtarët e tij politikë, duke nisur nga Berisha, Shkëlzeni, Meta, Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha ti dalin para e të përballen me të për drejtësinë

Saimir Tahiri: Mbledhja e sotme eshtë akti i dytë i një esktrade të paralajmëruar. Unë jam i vendosur t'i shkoj deri në fund. Vështirësitë janë të mëdhaja dhe në këtë rrugë do të ketë vështirësi pa fund por unë nuk do të rrëzohem kurrë" 

"Kjo që ndodhi sot nuk e kanë bërë as fashistët. Të thonë shko në burg e na provo që s'ke marrë 5 milionë euro në muaj, është estradë. Do i kisha ftuar miqësisht të sjellin një provë të vetme. Nëse nuk sjellin provë të sjellin Saliun dëshmitar.

Nëse nuk vjen Saliu të vijë djali i tij, Shkëlzeni, i cili la të vdekur 26 vetë në Gërdec. Nëse nuk vijnë këta, të vijë Ilir Meta, të vijë Monika, të vijë Lulzim Basha.  Nëse këta nuk kanë pasur kurajo të përballen për hallet e tyre me drejtësinë,  të përballen me mua për drejtësinë që unë meritoj"

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/tahiri-sfidon-berisha-shkelzeni-meta-monika-e-basha-te-perballen-me-mua/

Recommended