Report TV -Hipokrizia e madhe/ Basha, Meta dhe Berisha dy qëndrime për marrëveshjen Kosovë-Serbi

  • 3 years ago
Krerët e opozitës shqiptare që nga Lulzim Basha tek Ilir Meta kanë përshëndetur dje marrëveshjen e nënshkruar nga udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, në Shtëpinë e Bardhë, para presidentit amerikan Donald Trump. Pjesë e kësaj marrëveshje, e hartuar dhe nënshkruar nën kujdesin e amerikanëve, është edhe angazhimi i Kosovës për t?iu bashkuar mini-shengenit ballkanik, projekt të cilin, të njëjtën krerë të opozitës shqiptare, jo vetëm e kanë kundërshtuar dhe mallkuar disa muaj më parë, por e kanë denoncuar si skenar për copëtimin e Kosovës. Kur amerikanët u vendosin para krerëve të Kosovës dhe Serbisë projektin e mini-shengenit ballkanik, Lulzim Basha, Sali Berisha dhe Ilir Meta e konsiderojnë ditë historike dhe shpëtim për Kosovën.

Kur u mbajt në Tiranë, në 21 dhjetor 2019, takimi i radhës i Samitit të Shengenit Ballkanik, me pjesëmarrjen e Aleksandër Vuçiç, Zoran Zaev dhe Milo Djukanovic, krerët e opozitës shqiptare, në sinkron me njeri-tjetrin, shpërthyen duke e konsideruar si anti-kombëtare, anti-shqiptare, sabotuese, copëtim të Kosovës etj. Të gjitha akuzat e Bashës, Berishës, Kryemadhit dhe Metës i adresoheshin kryeministrit Edi Rama. Është i njëjti projekt, i pranuar tashmë edhe nga Kosova, por kemi të bëjmë me dy qëndrime të kundërta të opozitës shqiptare, e cila duket qartë se politika e saj nuk ka të bëjë me interesat kombëtare dhe parimet, por vetëm me pushtetin.

Recommended