Tahiri: Dola i pafajshëm, Berisha e Basha kanë vrarë e vjedhur - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri theu heshtjen pas vendimit të drejtësisë italiane për të pushuar hetimet ndaj tij për lidhje me ?HabilajtNë një deklaratë të mbajtur në hotel ?Rogner?, pas gati një viti heshtje në lidhje me akuzat e bëra ndaj tij për çështjen Habilaj, Tahiri u shpreh se ai ka heshtur për respekt të hetimeve deri më tani.Ai deklaroi se shumë politikanë kanë vjedhur e kanë vrarë por asnjëherë nuk janë hetuar.Tahiri tha se të gjithë folën pa fund në lidhje me akuzat e bëra ndaj tij por ai zgjodhi të heshte dhe të mos bënte politikanin.Tahiri theksoi se politika ka gënjyer dhe ka nxjerrë pisllëqe për të çdo ditë.Por në kuadër të këtyre deklaratave Tahiri tha se ka ardhur koha që ai të flasë.Duke u shprehur optimist se e vërteta do të dal, Tahiri theksoi se ai vetë kërkoi që të hetohet edhe në Itali.Ai tha se prokuroria italiane e mirëpriti kërkesën e tij dhe nisi hetimet. Hetime që sipas Tahirit, prokuroria italiane pasi bëri verifikimet kërkoi pushimin e tyre pasi ndaj tij nuk kishte asnjë provë që e implikonte me grupin e Habilajve.Duke nxjerë vendimin e prokurorisë italiane, Tahiri tha se u hetua dy herë dhe ndaj tij nuk pati asnjë provë pasi dhe vetë Gjykata Italiane kërkoi mbylljen e hetimeve.Por krahas këtyre deklaratave Tahiri nuk i kurseu as sulmet në drejtim të politikës. Sipas tij politika u bë bashkë për interesa dhe kërkoi burgosjen e tij.Tahiri tha se ?Kostumi dhe Byrzylyku? që akuzohej në çështjen Habilaj dolën gënjeshtra.Sakaq, ai nuk i kurseu sulmet në drejtim të të gjithë personave që e akuzuan. Ai tha se lloj e lloj palaçosh i bënë gjyqin nga ekranet televizive.Ish-ministri tha gjithashtu se të gjitha akuzat e bënë që të njohë më mirë njerëzit.Tahiri hodhi akuza edhe në drejtim të organeve të drejtësisë. Sipas tij, drejtësia e blerë është më e keq se çdo dënim.Ndërkaq, Tahiri nuk i kurseu as akuzat në drejtim të kreut demokrat. Tahiri theksoi se Basha ia hodhi drejtësisë me raporte mjekësore ndonese kishte vjedhur pa fund sikurse beri edhe Berisha qe akuzohet per vrasje"Unë nuk jam Lulzim Basha, kriminel ordiner që vodhi e vrau bashkë me Berishën dhe nuk janë hetuar, nuk janë gjykuar e nuk janë dënuar.Dalin e thonë se Edi Rama po mbyll hetimin për mua që pika nuk iu bie. Nuk e dinë që drejtësia e blerë për mua, qoftë dhe nga Edi Rama është më keq se çdo dënim. Por unë nuk e kam të largët dhe as shqiptarët nuk e kanë të largët natën kur luli me Saliun i shkuan në shtëpi Metës dhe tallnin dhe gurabijen me popullin duke thënë se sa mirë kishte gatuar Monika?.

Recommended