Berisha sfidon mazhorancën: A keni shpirt, të heqim fare tarifat për studentët, Universitetet falas

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka sfiduar mazhorancën në Kuvend të bëjnë Universitetet publike falas, pa asnjë tarifë.

Duke folur në Kuvend, Berisha mori shkas për propozimin nga një diskutim që ka pasur me një përfaqësues të Bundestagut gjerman, i cili vizitoi vendin tonë tre ditë më parë.

Berisha: Para tre ditësh ishte këtu një gjerman i madh nga Bundestagu, një njeri i shquar në ekonomi.Ne në Gjermani i vendosëm njëherë këto tarifat se e kishim falas. Pas 5-6 vitesh e pamë që bëmë gabim dhe i hoqëm tarifat. A keni ju shpirt të votoni sot heqjen përfundimtare të tarifave mbi studentët shqiptarë, ky do të ishte mesazhi më i shkëlqyer, një rast që e krijoi presidenti i Republikës, të mos hyjmë në asgjë tjetër, Universitetet pa tarifa për të gjithë shqiptarët kudo ku janë, e ka Greqia, e ka Gjermania.

Me 30 euro e ka Maqedonia. Pse mos t'ua bëjmë ne këtë këtyre. Ata po luftojnë të jenë në Shqipëri, të bëjnë Shqipërinë. Ne në një akt fisnik, mirënjohje, të miratojmë Universitetet publike falas. Por nuk ka lënë hajdutët dhe hajdutëria. Kjo është fatkeqësi e madhe. Jam i bindur se ata studentë do të fitojnë.Ëndrra nuk ka forcë ta ndalojë pa shndërrimin e saj në realitet. Mjerë ju ku do të shkoni.

#oranews #protesta #studentet
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/beriosha-sfidon-mazhorancen-keni-shpirt-te-heqim-fare-tarifat-studentet-universitetet-falas