Rriten rastet e sëmundjeve të mushkrive. Mjekët: Shkak ndotja
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndotja e ambjentit shkaktuar kryesisht nga cilësia e dobët e karburanteve si dhe duhanpirja janë shkaqet kryesore që popullësia preket nga sëmundjet e mushkrive nga ato të thjeshtat deri në rastet tumorale.
Shefja e shërbimit të pneulogjisë në spitalin Shefqet Ndroqi, Silva Bala tha se 650 raste të reja paraqiten në këtë spital me probleme respiratore dhe në shifra po kaq të frikshme janë edhe rastet e tumoreve.
Silva Bala: ?Spitali universitar ?Shefqet Ndroqi? është një spital i cili menaxhon 90% të rasteve që paraqiten ose janë të sëmurë respiratorë. Dhe normalisht shkon rreth 650 rasti i pacientëve që paraqiten me sëmundje respiratore kronike dhe 600 është numri i rasteve të reja të diagnostikuara me kancer.?
Për trajtimin ka kosto për shkak të kohëzgjatjes dhe dedikimit që duhet të kenë pacientët për sëmundjen.
Silva Bala: ?Në një përllogaritje që është bërë në një studim në Amerikë që kosto e një pacienti me sëmundje kronike me gjendjen stabël gjatë gjithë vitit ka një vlerë rreth 750.000 dollarë dhe për një dhe për një riakutizvim në vit është 5400 dollarë.?
Në Shqipëri u mbajt kongresi i 9 i sëmundjeve penumologjike, ku mjekët diskutojnë mbi shkaqet dhe sfidat që i shtrohet trajtimit të këtyre patologjive.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/rriten-rastet-e-semundjeve-te-mushkrive-mjeket-shkak-ndotja/
Recommended