Kuvend - Berisha pas ndërprerjes së seancës: Ruçi po shkatërron Parlamentin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi se po shkatërron parlamentin. Pas ndërprerjes së seancës, Berisha tha se Ruçi i mohon të drejtën e fjalës për procedurë.
Berisha: Ministri i fundit i policisë kriminale terroriste të diktaturës hoxhiste ka marrë përsipër një mision, shkatërrimin përfundimtar të institucionit qendror të demokracisë që është parlamenti. Ai për herë të dytë ju mohon të drejtën e fjalës për procedurë e cila është e drejta më bazike, jo vetëm në Parlamentin shqiptar, por në të gjithë parlamentet e botës dhe asambletë parlamentare, përfshi këtu edhe samitin e OKB. E drejta e procedurës nuk mund të shkelet kurrë. E shkel vetëm një njeri që do të shkatërrojë parlamentin shqiptar.
Këta kanë frikë dhe nga parlamenti, por të jenë të sigurtë që çmimin më të madh do ta paguajnë ata vetë. Nuk ka ndodhur kurrë në histori që në mënyrë kaq të vendosur të mos repsketohet e drejta e fjalës për procedurë.
Është e vërtetë që ju ka ofenduar kryeministri?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/berisha-pas-nderprerjes-se-seances-ruci-po-shkaterron-parlamentin/

Recommended