Top News - Në nisje të seancës…! Ruçi, apel pas rrugëtimit të gjatë
  • 3 years ago
Kryeparlamentari Gramoz Ruçi e cilëson si stacionin e fundit të një rrugëtimi të gjatë seancën parlamentare, ku pritet të votohen ndryshimet e Kodit Zgjedhor, duke u dhënë kështu fund edhe debateve mbi shtyrjen e seancës.

"Askush nuk e kishte menduar se kjo ditë do të vononte kaq shumë, duke pasur parasysh se Komisionin për Reformën Zgjedhore e ngritëm që në fillim të legjislaturës. Vonesa ndodhi, jo se nuk dëshiruam, por nuk mundëm. Miratimi i reformës zgjedhore u vështirësua nga pengesa të paparashikuara. Por asgjë nuk e pengoi Kuvendin e Shqipërisë të ecë me vullnet e guxim drejt konkludimit të këtij procesi. Nuk ishte e lehtë të arrinim deri këtu, duke harmonizuar alternativat e shumicës me opozitën parlamentare dhe opozitën jashtë Kuvendit. Disa herë dhe për mjaft çështje, diferencat midis projekteve të opozitës parlamentare dhe asaj joparlamentare ishin më të mëdha sesa diferencat e tyre me projektet e shumicës qeverisëse".

Më tej ai duke iu përgjigjur indirekt dhe kërkesave të opozitës.

"Megjithatë, ju ftoj të shohim përpara. Ne as prisnim dhe as insistojmë të kemi konsensus politik për gjithshka. Në një republikë parlamentare, konsensusi i plotë dhe për gjithshka është vetëm një ideal, i cili në jetën reale realizohet si një konsensus parlamentar kushtetues".
Kryeparlamentari Ruçi sakaq ka një mesazh edhe për produktin që do të miratohet, si dhe ndaj PD-së dhe aleatëve të saj.

"Ligjet dhe vendimet që miratojmë sot nuk janë një produkt laboratori, por rezultat i një procesi politik e parlamentar real, që mbështetet në themele të forta kushtetuese. Kuvendi është i bindur se përfitimet nga ligjet që miratojmë sot janë joproporcionale me kontributet në proces. Por këtë e pranuam me vetëdije, për hir të rikthimit në proces të opozitës jashtëparlamentare. Si Kryetar i Kuvendit, sot i falenderoj të gjithë, si kontribuesit, ashtu edhe oponentët e këtij procesi dhe të këtyre produkteve".


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#GramozRuçi#KodiZgjedhor#TopChannel
Recommended