Gara për kreun e KLSH, Meta dhe Ruçi dërgojnë në Kuvend Vitore Tushën

  • 6 years ago
TIRANË- Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, njëherazi kryetare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Vitore Tusha është propozuar si kandidate për të marrë drejtimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Emri i Vitore Tushës është përzgjedhur nga Meta dhe Ruçi për t?ju propozuar Kuvendit ditën e nesërme. Presidenca njofton se Tusha është zgjedhur pas procesit të hapur që në datën 12 tetor. Kryetari në largim i Kontrollit të Lartë të Shtetit është Bujar Leskaj, dhe mandati i tij përfundon më 22 dhjetor 2018.

Mandati i kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit është 7-vjeçar. Përzgjedhja e kreut të KLSH, bëhet me anë të një procedure, ku garën e hap Presidenca, ndërkohë që emri zgjidhjet nga Kuvendi me votë. Në njoftimin e zyrës së Shtypit të Presidentit Meta thuhet se Tusha është një personalitet në fushën e jurisprudencës që gëzon moral dhe integritet të lartë shoqëror.

Në rast të zgjedhjes në krye të KLSH-së, Tusha do të jetë e para grua që drejton institucionit më të lartë të kontrollit të veprimtarisë së shtetit shqiptar. Aktualisht KLSH drejtohet nga Bujar Leskaj i cili është në fund të mandatit të tij dhe parlamenti pritet të vlerësojë si zëvendësuese të tij zonjën Tusha. Gjatë periudhës 1992-1997 KLSH u drejtua nga Dr. Blerim Çela, 1997-2004 nga Mustafa Kërçuku ndërsa nga vitet 2004 deri në 2011 institucioni u drejtua nga Zydi Pepa, Ylli Memisha, Alfred Karamuço dhe Robert Çeku.

Recommended