Report TV - Meta: Pavarësisht vonesës, përshëndes Kuvendin që votoi kreun e ri të KLSH-së
  • 4 years ago
Presidenti Meta përshëndeti vendimin e Kuvendit për të votuar Arben Shehun në krye të KLSH-së. "Përshëndes votimin e Kuvendit për zgjedhjen e kryetarit të ri të KLSH. Më vjen mirë, pavarësisht se me vonesë, kandidatura e 4 u vlerësua objektivisht. Falenderoj 3 kandidatët e parë që ishin dinjitozë dhe përfaqësues, por për arsye që nuk ia vlen ti komentoj nuk u votuan. Uroj që Arben Shehu ka drejtojë KLSH vetëm në zbatim të kushtetutës, i paanshëm dhe i pandikueshëm. Takova Bujar Leskajn para se të vija këtu, e falenderova për punën dhe kontributin që ka dhënë në forcimin e KLSH-së dhe ato statistika që janë evidentuar" tha Meta në konferencën e sotme për mediat.

Ndërkohë që Bujar Leskaj ka dorëzuar detyrën e kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit, pasi në vendin e tij Kuvendi miratoi, Arben Shehu.  Presidenti Meta gjatë pritjes që i bëri në zyrën e tij vlerësoi Leskajn në rolin që ai luajti në modernizimin e KLSH.Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim ish-Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, znj.Bujar Leskaj, me rastin e dorëzimit të detyrës së tij në krye të këtij institucioni tepër të rëndësishëm kushtetues. Presidenti Meta e falenderoi z.Leskaj për ushtrimin me përgjegjshmëri të kësaj detyre deri në fund, dhe vlerësoi rolin e tij për modernizimin e KLSH-së, përdorimin e standardeve të auditimit suprem publik të pranuara ndërkombëtarisht (ISSAI-t), për forcimin e llogaridhënies, transparencës, luftës kundër korrupsionit dhe abuzimit me fondet publike në administratën shtetërore", thuhet në njoftimin e Presidencës.
Recommended