Drite jeshile per kreun e KLSH | Lajme - News

  • 4 years ago
Pas rrëzimit të 3 kandidaturave të Presidentit për kreun e KLSH, shumica ka vendosur t?i dërgojë Kuvendit për miratim kandidaturën e Arben Shehut.

Nuk dihet nëse socialistët u binden nga prezantimi i bërë nga Shehu për ta mirëpritur kandidaturën e tij, edhe pse ndërkohë janë në një përplasje institucionale publike me kreun e shtetit. Shehu premton se do të jetë bashkëpunues, transparent dhe se ndëshkimi nuk do të jetë qëllim në vetvete.

Por socialistët kanë depozituar aktualisht në Kuvend një projektligj ku kërkohet të amendohet ligji për KLSH ku të vendoset për emërimin nga Kuvendi të një zv/kryetari për këtë institucion që të marrë kompetencat e kryetarit kur mandati tij ka përfunduar.

Shehu është kandidatura e 4 e propozuar nga kreu i shtetit prej 2018 kur përfundoi dhe mandati i Bujar Leskajt. Më parë mazhoranca ka rrëzuar kandidaturat e Vitore Tushës, Bahri Shaqirit dhe Petraq Milos.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended