Tempora - Berisha: Në mars dritë jeshile për Shqipërinë, por integrimi do shtyhet deri në 25 vite

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews #tempora

Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë ekskluzive për emisionin "Temora" në RTV Ora ka folur për procesin e hapjes së negociatave. Për gazetaren Marjana Legisi, Berisha u shpreh se në mars Shqipërisë do ti hapet drita jeshile për në BE, por me një procedurë të re.

Sipas Berishës, në mars do të zbatohet procedura që ka insistuar Franca dhe Presidenti Macron, por që kjo procedurë e re mund të shtyjë procesin e integrimit në BE me 20-25 vjet.

Sali Berisha: Kancelarja dhe qeveria gjermane kanë qenë plotësisht dakord për hapjen me 9 kushte të negociatave vitin e kaluar. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka deklaruar para 3 javësh se 15 vende të BE janë të një mendje me të, çka do të thotë zgjerim me procedurën e deritanishme nuk do të ketë. Çka do të thotë do vendoset një procedurë e re, krejt tjetër e cila në një anë respekton deklaratën e Selanikut 18 vjet më parë, sipas të cilës vendet e Ballkanit kanë perspektivë evropiane. Por nga ana tjetër e shtyn procesin e integrimit të Shqipërisë të paktën për 20-25 vite, në mos e shndërron atë, që do ishte varianti më i keq në një partneritet të saj me BE.

Pra marsi për ju është i pamundur?

Sali Berisha: Jo nuk është i pamundur, në mars do të jepet drita jeshile. Në vlerësimin tim në mars do jepet drita jeshile, por do jepet me procedurë të re. Procedura e re që ka insistuar Franca nuk është ajo e para, është e vlerësimit krejtësisht ndryshe të procesit dhe ajo vlerësim mund ta shtyjë 20-25 vite këtë proces. Sikundër në këtë lloj procesi lihet e hapur, legale, mundësia e ndërprerjes së negociatave dhe përjashtimit nga ky proces të vendit të caktuar. Më thoni ju, çfarë dërgon Rama në mars në samitin në BE në luftën kundër krimit kur janë liruar njëri pas tjetrit të gjithë serial killerët që përbëjnë rrezik jo vetëm për Shqipërinë, por për rajonin dhe Evropën. Njerëz që kanë vrarë, dosje me 28-30 krime, që të gjithë njëri pas tjetrit po çlirohen nga akuzat dhe për sjellje të mirë po dalin jashtë duke humbur në këtë mënyrë çdo moralitet, ekzistenca e burgjeve në Shqipëri.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/ekskluzive-berisha-ne-mars-drite-jeshile-shqiperine-por-integrimi-do-shtyhet-deri-ne-25-vite

Follow TV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended