Rreziku nga PPP - Xhepa: Koncesionet do të ndikojnë në rritjen e borxhit publik

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Koncesionet Partneritet Privat publik po rikthejnë rrezikun për të rritur nivelin e borxhit publik në vend.
Pas shqetësimit të ngritur nga misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar edhe ekspertët kërkojnë më shumë kujdes për një gjë të tillë.
Problem në dhënien e këtyre koncesioneve shihet edhe mundësia për korrupsion.
Xhepa: Kjo mund të çojë në një rritje të borxhit publik dhe për rrjedhojë ky disbalancim i financave publike mund të përbëjë rrezik dhe të komprometojë zhvillimet e ardhshme të ekonomisë. Kjo është një çështje shumë serioze që qeveria duhet ta konsiderojë. Kjo është e lidhur edhe me një arsye tjetër. Duke qenë se këto lloj projektesh prokurohen jo sipas rregullave, kjo mund të përbëjë burim korrupsioni të praktikave që janë goxha të përhapura.
Pavarësisht se e mbështet bashkimin e doganave me tatimet edhe për Selami Xhepën duhet që ky projekt të ketë më shumë transparec.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/xhepa-koncesionet-do-te-ndikojne-ne-rritjen-e-borxhit-publik/

Recommended