Ora News – FMN: Kujdes projektin 1 miliard euro!
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në mbyllje të bisedimeve me qeverinë shqiptare fondi monetar ndërkombëtar ka vlerësuar reformat e realizuara deri më tani, teksa shpreh shqetësimin për ngadalësimin e tyre.
Në deklaratën për mediat nënvizohet se norma e rritjes së PBB-së parashikohet prej qeverisë shqiptare të rritet në 3,9 për qind në vitin 2017, nën nxitjen e zgjerimit të sektorëve të turizmit dhe ndërtimit por për vitin 2018 rritja e prodhimit të brendshëm bruto pritet të bjerë në 3.7 për qind.
Po ashtu nënvizohet se për shkak dhe të reformave ne kuadër të integrimit në BE, në katër vitet e ardhshme rritja ekonomike do të shkojë në katër për qind. ndërsa Ndikimi i inflacionit të jashtëm në nivele më të larta dhe rritja e kërkesës së brendshme pritet ta çojë inflacionin në rreth 2 për qind.
Duke u ndalur në Borxhin publik, përfshirë detyrimet e konsiderueshme të prapambetura të qeverisjes vendore dhe qendrore, gjithashtu pritet që niveli të bjerë modestish nga 73,3 për qind në 71½ për qind në fund të vitit 2017.
Ndërsa premtimi për uljen e borxhin publik nën 60 për qind vitit 2021, kërkohet që programi buxhetor afatmesëm të synojnë një suficit parësor prej 0,6 për qind dhe një konsolidim gradual për të arritur një suficit parësor prej 2,3 për qind brenda kësaj periudhe.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/fmn-kujdes-projektin-1-miliard-euro/
Recommended