Ora News – Nis pastrimi i rrugëve, do të hiqen 745 objekte pa leje

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nis puna në terren për pastrimin e akseve rrugore nga tabelat, reklamat apo kioskat, që konsiderohen burim aksidenti.
Afati 15 ditor që iu ishte lënë subjekteve për largimin e vullnetshëm të tyre tashmë ka përfunduar. Shkozeti ka qenë zona nga ku ka nisur aksioni i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe Policisë së Shtetit.
Aksi parë që kemi zgjedhur për të filluar është Tiranë-Rrogozhinë që vazhdon pastaj deri në Vlorë. Puna ndërmjet të dy institucioneve ka filluar prej ditësh. Paralelesisht po punohet në të gjithë Republikën e Shqipërisë për të bërë njoftimet përkatëse dhe procedurat ligjore. Aksi që do pasojë do jetë aksi Tiranë-Shkodër-Hani Hotit?
Përveç objekteve të biznesit kisoka, tabela, të gjitha llojet e aktivteteve që janë në kundërshtim me Kodin Rrugor, të gjitha këto do të hiqen nga akset rrugore. Një rëndësi të veçantë dhe një njoftim dua të bëj për të gjithë njësi tregtare të karburanteve, sepse në të gjitha karburantet ne kemi tabela vertikale të vendosura në anë të rrugës në kundërshtim me Kodin Rregullor. Do të lajmërohen të gjitha karburantet për ti hequr këto lloj tabelash për ti vendosur në funksion dhe në zbatim të Kodit Rrugor pasi kështu siç janë shmangin vëmendjen e drejtuesve të mjeteve. Të gjitha karburantet që përdorin natën prozhektorë jashtë standardeve të rrugës duhet ti heqin, në të kundërt në bashkëpunim me Inspektoriatin Ndërtimor dhe me Policinë e Shtetit ne do ti heqim të gjitha
Autoriteti Rrugor shqiptar ka evidentuar në total 745 objekte pa leje, të cilat do të shemben.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nis-pastrimi-i-rrugeve-do-te-hiqen-745-objekte-pa-leje/

Recommended