Report TV - IKMT nis shembjen e bizneseve pa leje në Jalë, revoltohen pronarët

  • 6 years ago
VLORË- Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, ka nisur një aksion mëngjesin e sotëm për prishjen e 9 bizneseve të ndërtuara pa leje në vijën bregdetare të Jalës. Objektet e prishura nga IKMT janë kryesisht biznese në fushën e hotelerisë dhe shërbimeve. Inspektoriati sqaron se këto biznese janë njoftuar që prej 15 korrikut për prishjen, dhe iu është bërë thirrje të largoheshin pasi këto objekte nuk mund të legalizohen pasi ndërtimet janë bërë në tokën e ushtrisë.

Report Tv ka raportuar se pronarët e bizneseve kundërshtojnë prishjen e ndërtesave të tyre. Ata thonë se nuk janë njoftuar për këtë aksion. Disa prej tyre kanë dalë kundër këtij aksioni janë përplasur me policinë dhe kanë thënë se po tentohet që të nxirren me dhunë.

?Nuk jemi njoftuar, duan të na nxjerrin me dhunë. O kriminela, jemi shqiptarë more, jemi shqiptarë. Vini këtu të armatosur. Grup i armatosur kriminal, veproni pa urdhër njësoj si grup kriminal. E kemi paguar me jetë more. O kriminelë, ku i keni. O kriminelë!?-janë shprehur ata.

(Pronarët duartrokasin në shenjë proteste aksionin e policisë)

Recommended